Ende vend ateist, ja urimi i Krishtlindjeve në Shqipërinë komuniste

Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit ka publikuar një dokument i cili i përket vitit 1966. Bëhet fjalë për një telegram urimi me rastin e Krishtlindjeve të cilin kreu i kishës ortodokse, kryepeshkopi Damian, i drejtohet Emzot Ernest Çobës në Shkodër. Telegrami i urimit i përket kohës para se Shqipëria të shpallej vend ateist e regjimi komunist të ndalonte me forcë çdo kremtim e aktivitet fetar dhe të urdhëronte mbylljen e të gjithë institucioneve fetare.

Telegrami

Eminencës Ernest Çoba

Kryetar i kishës katolike

Shkodër

121 Shkodër Tiranë 01175 74. 23 1330 =

NR 8/66 PROT =

Në emër të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe tonin personal falenderojmë dhe dërgojmë urime të njëllojta për ju dhe klerin e besnikët vëllezër katolikë të Shqipërisë me rastin e Krishtlindjes e Vitit të Ri duke bashkur me këtë rast lutjet tona për një paqe në mbarë botën dhe begatinë e atdheut tonë të shtrenjtë.

Kryetari i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kryepiskopi Damjan

Dokumenti mban datën 23 dhjetor 1966. Këto ishin Krishtlindjet e fundit në Shqipërinë komuniste, ku pllakosi një prej periudhave më të errëta në historinë e njerëzimit, periudhë e cila do të merrte fund, vetëm me shembjen e këtij regjimi, në 20 shkurt 1991.

SHKARKO APP