Enë me ujë të ftohtë, sekreti për grim që zgjat gjithë ditën (VIDEO)
Trendet e bukurisë janë të diskutueshme. ”Jamsu” u përfol masivisht në vitin 2016 si sekreti korean në mënyrë që grimi të zgjasë gjithë ditën, megjithatë së fundmi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Jamsu do të thotë “të zhytesh” dhe teknika ka një lidhje me emrin. Jamsu hap pas hapi funksionon kështu:
Faza e parë:
1-Vendosni fondatinën
2-Përhapeni në lëkurë
3-Aplikoni korrektorin
4-Më pas vendosni pudrën fiksuese të grimit ose pudër bebesh
Pasi të keni përfunduar me grimin, vazhdoni me fazën e radhës.
Faza e dytë:
1-Mbushni një enë me ujë të ftotë
2-Zhysni fytyrën për 30 sekonda
3-Më pas, fshijeni fytyrën shumë lehtë me peshqir ose pecetë
4-Vazhdoni me pjesën tjetër të makeup-it
Pse thuhet se funksionon? Sepse uji i ftohtë tkurr poret dhe krijon një efekt mat në lëkurë, i cili theksohet më shumë nga vendosja e pudrës, e cila për shkak të ujit fiksohet në lëkurë. Kështu, grimi qëndron në mënyrë të përsosur gjatë gjithë ditës. A duhet provuar? Nëse keni lëkurë shumë të yndyrshme, pse jo. Nëse nuk e pëlqeni efektin matte në lëkurë (pa shkëlqim), nuk besojmë se jamsu është për ju.