Eneda Tarifa, në Eurovizion me një Përrallë Bio

Përralla e Shqipërisë prej disa muajsh ka marrë kohën e duhur për tu përgatitur në prezantimin për në Eurosong. E kemi fjalën për këngëtaren Eneda Tarifa e cila është mëse e angazhuar me përgatitjet për përfaqësimin me nota të duhura në Eurovizion Song Contest, që këtë vit do të mbahet në Suedi.

Puna e fundit e Enedës është realizimi i disa fotove dhe  e veçanta në këto foto janë dy. Së pari lokacioni, vendi i përzgjedhur është vendi turistik në Theth. Nga aty Eneda ka pozuar për disa fotografi, siç është shprehur, një përrallësi vetë natyra e vendit tonë. Elementi i dytë bio në këtë produksion është stilistja e përzgjedhur që do të vesh këngëtaren Shqiptare, e ajo është po një Shqiptare tjetër e suksesshme në fushën e modës. Fjala këtu është për stilisten Bora Kokëdhima.

Në një postim në facebook, vetë Eneda ka ndarë disa foto për publikun me mbi shkrim; “Me shumë dashuri iu prezantoj copëzën e parë të një koleksioni fotosh, përrallë si vetë natyra e vendit tonë. Një ndërthurje e natyrës së virgjër me klasiko-modernen. Një punë e mrekullueshme, një eksperiencë që do ta përsërisja me dëshirë diku në një vend tjetër me po të njëjtët bashkëpunëtore”. Sikur edhe lexohet, impakti e këngëtares Tarifa është i kënaqshëm dhe kjo falë bashkëpunëtorëve të saj, të cilat i falënderon.

Edhe në paraqitjet në Eurosong, Tarifa do të jetë e kuruar me punimet e mrekullueshme të Savage Kokëdhima(Bora Kokëdhima). Këto dy fustane të cilat duket se Eneda Tarifa do t’i përdorë dhe në klipin e këngës së saj “Përrallë”, që shumë shpejt do të publikohet në gjuhën angleze, shoqëruar me videoklip  E veçantë pasi sipas Borës, është se fustanet e krijuara janë një ndërthurje midis elementit tradicional Shqiptar dhe  me materiale e copa që janë trend i pasarelave këtë sezon. Eneda njihet për dozën e rebelimit që ka kjo edhe për llojin e zhanrit muzikor që këndon.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP