Enton Abilekaj me stafin e tij të dosja.al
Nga Enton Abilekaj/
Nuk mund t’ i ankohesh as Zotit as Fatit kur ke dy miq te vertete qe te ofrojne ndihme per te realizuar projektin tend, kur ke nje kompani si Code qe te materializon çdo deshire, kur te bashkohet nje gazetare si Fjola Graçi per te drejtuar nje staf te shkelqyer me Kejsi Muça, Anesti Bajramemaj, Florida Mingla, Janula Vila, Aulona Menalla, Alket Spata pastaj Bekimi, Linda, Riviera, Artiola, Dezdemona, Anila etj. qe kane qene ose jane pjese e Dosja.al.
Nuk mund te kerkoja me shume se kaq per te arritur ne 1 vit nivelet me te larta te medias online. Mund vetem te shpreh mirenjohjen per te gjithe. Faleminderit edhe atyre qe kane zgjedhur Dosja.al per tu informuar! Sot ne ditelindjen e pare jemi shume me shume se ç’mendoja ne 31 janar 2019. Ky vit tregoi deshiren e njerezve per tu informuar ne menyre te pavarur. Ka shprese!