“Enver Hoxha” i Blendi Fevziut shkon në Iran

Biografia e diktatorit shqiptar Enver Hoxha vjen tashmë edhe në gjuhën perse. Libri i gazetarit Blendi Fevziu është përkthyer së fundi në Iran, pas publikimeve që i janë bërë në gjuhën angleze, franceze dhe maqedonase. Përkthimi i librit në gjuhën farsi është bërë nga Bizhan Ashtari, studiues që trajton kryesisht jetën e diktatorëve të Europës lindore.

“Enver Hoxha” është e para biografi e diktatorit e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën. Ky botim që ka ardhur si fryt i një pune disa vjaçare të gazetarit në mbledhjen dhe analizmin e materialeve, është vlerësuar gjerësisht nga kritika ndërkombëtare veçanërisht pas përkthimit në gjuhën angleze dhe franceze.

“Fevziu ka bërë kërkime të jashtëzakonshme në arkiva, të vëna në dispozicion vetëm kohët e fundit, dhe ka intervistuar shumë njerëz të cilët e kanë njohur personalisht diktatorin ose kanë vuajur nga burgimet e gjata, e shpesh i kanë patur të dyja”, shkruante Scottish Review.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë edhe “Literary review ”, një nga revistat më prestigjoze ne botë për botimet dhe librat, një vit më parë i ka dedikuar një shkrim të gjatë dhe një analizë librit “Enver Hoxha”, përkthyer në anglisht në titullin “Enver Hoxha- The Iron Fist of Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi këtë botim, Richard Hodges, President i Universitetit Amerikan në Romë shkruante: “Eshtë e çuditshme që askush nuk ka shkruar një biografi opozitare moderne të Hoxhës. Tani, Blendi Fevziu, gazetari i mirënjohur politik shqiptar, ka bërë një përpjekje të fortë për të ekzaminuar këtë monstër”. Opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?