Eposi i kreshnikeve Gjeto Basho Muji dhe Lul Basha…

Nga Ylli Dylgjeri

Eposi i kreshnikeve Gjeto Basho Muji dhe Lul Basha…

Të dy janë personazhe të periudhave të ndryshme të historisë së shqiptarëve.

I pari, vjen nga eposi i kreshnikeve, dhe është i mitizuar.

I dyti, akoma nuk është përjetsuar, ka mbetur ende te germa m…dhe herë herë edhe është mallkuar për devijacione politike.

Te dy janë me prejardhje nga veriu i Shqiperise.

Ashtu si prejardhja e Gjetos është e dyshimtë sepse vjen nga fjala i gjetur. Edhe prejardhja e Lulit eshte e dyshimte sepse rrjedh nga fjala luan. Pra s’është i qëndrueshem, lëviz andej këtej.

Në emrin e dytë, Basho, po ashtu tipar i perbashket që kanë eshte: Basho do të thotë

që kanë zëne bashin e anijes, janë në ballë.

Po të vazhdojmë më pas me historine e tyre. Kemi serisht pika takimi:

Gjeto Basho Muji eshte thirrur ne dyluftim me Balozin e Zi.

Lul Basha eshte thirrur ne dyluftim me korrupsionin e Zi.

Midis morisë së elementeve të përngjashme,

te kreshniket kemi : shtojzavallet, gjarperinjte qe u japin force e u shërojne plaget. Edhe keto elemente i gjejme me shumicë te PD dhe partite tona politike.

Ndërkohe, të dy i ka rritur nëna.Te parin nena në Lugjet e Verdha, te dytin Nena ne lugjet blu.

Edhe vargjet e këngës me lahute thonë:

“Fol me nanën qe t’ka rrit

S’m’ke lanë kurrë kaq shumë me pritë!”

Ne fund ajo që i ndan këto dy kreshnikë është, i pari, eshte në lufte me Balozin qe vjen nga deti i europes mesjetare, dhe i dyti, akuzohet që është në miqesi me balozin e lindjes… deri ne sponsorizim. Nese kam harruar ndonjë përqasje tjetër me thoni.

TUNG!

SHKARKO APP