Erion Braçe: Majlinda Bregu, gruaja më e bukur në politikë

Deputeti socialist Erion Braçe, ka ndarë së fundmi detaje nga jeta jashtë politikës. I ftuar në Pop Culture, Braçe ka thënë se ka pasion leximin, dhe se është një nga proceset që i jep më shumë qetësi.

I pyetur nga moderatorja Dojna Mema, cila është gruaja më e bukur në politikë, ka thënë se gruaja më e bukur në politikë është Majlinda Bregu.

“Po më e bukura është ajo që ka kurajo të thotë gjithmonë të vërtetën. E kam thënë edhe njëherë më parë, por shkruajtën të gjithë: Ja kujt i nis zemra Erion Braçe. Majlinda Bregu është edhe nga pikëpamja estetike, por edhe nga pikëpamja ime e të thënit gjithmonë të vërtetën. Po të më pyesësh pastaj nga krahu tjetër është Arta Dade dhe shumë të tjera”, është shprehur Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?