Erion Braçe publikon foton ku shfaqet i gjakosur: Gati të dëshmoj për krimin shtetëror në zgjedhjet e vitit 1996

Zv.kryeministri Erion Braçe ka kujtuar sot zgjedhjet e 26 majit 1996. Ai flet për dhunën e ushtruar, ndërsa shpreh gatishmërinë për të dëshmuar para çdo prokurori për atë që zv. kryeministri e quan krim shtetëror.

Ne #26MAJ1996,
ne votimet e treta parlamentare
qe pas renies se #DIKTATURES;

#PARTIASOCIALISTE
NUK KISHTE ASGJE!

As Presidentin-ai ishte kryetar i PD,
as Kuvendin, as Qeverine, as Policine,
as Ushtrine, as Shik, as Prokurorine,
as gjykatat e shkalles se pare, te dyte-gjykatesit ishin emeruar nga nje shkolle ne Plepa 6 mujore per jurist,
as Gjykaten e Larte-Zef Brozin, kryegjykatesin e kishin perzene me Shik nga Shqiperia, as Gjykaten Kushtetuese-atje kishin vene kryegjyqtar dike qe ish te perndjekurit e rrahur nga PD e shquanin si vegel te eger te ish diktatures;

Nuk kishte as Kryetarin e partise,
Ai kishte tre vite ne nje burg te mirefillte politik;

Nuk kishte as ekonomine,

ajo ishte mirefilli PIRAMIDALE e ndaj saj me zor te madh flisje se nje pjese e popullit qe merrte e jepte leke me fajde, te mbyste kunder kesaj “MIREQENIEJE”; Aaaa po, nuk kishim as TEATER,
ishte bere Bingo Ydhi;
Nuk di nese Budinat punonin aty,
por e di qe ne ate teater fati, te madhin Kadri Roshi e nëmnin si te majte!

Nuk kishte televizione, ishte vec nje, publik e kishte statusin por ne te cilin shfaqej vec partia ne pushtet, Presidenti i saj, Qeveria, nje pjese e Parlamentit dhe Partia Socialiste vetem kur duhej sulmuar.

Nuk kishte #Zgjedhje,
por kishte votime mbi baze dhune shteterore, kriminale e barbare,
per shkak te bindjeve politike e zgjedhjes qe beje;

Ne nje KQZ te stermadhe-diku te
20 anetare, PS kishte vetem nje;
Ne komisione votimi, fiks pas ores 8.00 te mengjesit, per shkak te dhunes shteterore PS nuk kishte me asnje anetar, por neper spitale ne kishim plot te tille deri ne mesdite!

UNE JAM DESHMITAR DHE JAM GATI TE DESHMOJ PARA CDO PROKURORI QE DO TE HETOJE KETE KRIM DHE CDO KRIM SHTETEROR MBI TE DREJTEN PER TE ZGJEDHUR E PER TU ZGJEDHUR NE KETE VEND!

Nderkohe, PS kishte shume idealizem, shume fuqi prej idealizmit, bashkim, solidaritet ne cdo moshe, besim e vendosmeri per te mos u dorezuar;

Kishte perfaqesim vendosur me gare, kishte te rinj ardhur nga FRESSH si kandidate, nuk kishte interesa ekonomike e pronesore ate kohe;
Zoteruesit e tyre kishin hyre si anetare ne Piramida-Partia e Madhe Ekonomike e Presidentit, ishin rehat aty!

Kjo eshte #Lista26Maj

SHKARKO APP