Erjona Rusi: “Unë mendoj që nuk lihet burri as gruaja për një tradhti”

Nëse tradhtia është arsye e ndarjes së shumë çifteve, gazetarja Erjona Rusi është  shprehur se nuk do e kishte problem dhe as s’do të bëhej qameti nëse bashkëshorti do e tradhtonte.

E ftuar në “Top Shoë Magazine” mbrëmjen e djeshme, gazetarja u shpreh se nuk do e kishte problem nëse bashkëshorti sheh një vajzë të bukur apo bisedon me të.

“Sinqerisht nuk e them për klishe, të hutohet dhe të kënaqet me sy. Madje edhe më shumë po të dojë”, u shpreh ajo.

Padyshim një deklaratë e tillë ka habitur të ftuarit e tjerë në studio, teksa moderatori Alban Dudushi e ka pyetur se “çfarë nënkupton me më shumë”.

“Me më shumë e kisha fjalën që të rrijë me të, të bisedojë. Nuk thash të shkojë në krevat me të. Po nëse ajo është aq e zonja sa të ma marri burrin për në krevat, hallall ja bëftë Zoti” u shpreh gazetarja.

Më tej ajo shtoi se edhe nëse do të zbulonte një tradhti të bashkëshortit nuk do e linte.

“Unë mendoj që nuk lihet burri as gruaja për një tradhti”.

Image

SHKARKO APP