Ermonela Jaho e nominuar në “Opera Awards”

Një lajm i mirë vjen nga Sopranoja e famshme Shqiptare Ermonela Jaho e cila është nominuar në “International Opera Awards” për çmimin e publikut. Data 15 maj është planifikuar për shpalljen e fituesit.

Jaho sipas një përzgjedhje nga juria e Opera Awards, mes tetë emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare, është e vetmja Shqiptare pjesë e këtij nominimi. Publiku do të votojë online. Për të gjithë ata që duan të votojnë Sopranon shqiptare mund të klikojnë në këtë link. http://www.operaawards.org/vote/

Mes emrash të tillë të muzikës lirike konkurron edhe Sopranoja jonë, si: Danielle De Niese, Joyce DiDonato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Këtë vit nominimet janë hartuar nga juria e kryesor nga kryeredaktori i Opera Magazine dhe kritik muzike në The Daily Telegraph, John Allison. International Opera Awards është themeluar në vitin 2012, dhe qëllimi i saj është të rrisë profilin e operas si një formë arti si dhe të krijojë mundësi për bursa për talentet e reja.

R.SH

SHKARKO APP