“Është koha për të folur”, dokumentari që hedh dritë mbi të vërtetën e skandalit seksual të njeriut më të fuqishëm të FMN-së
Dokumentari i Netflix “Dhoma 2806: Skandali DSK” pritet të hedhë dritë mbi enigmën që çoi në shkatërrimin politik të njeriut që mund të ishte bërë President i Republikës Franceze.
Nëntë vjet pas skandalit rozë “DSK” në hotelin “Sofitel” në New York me protagonist kreun e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn dhe pastruesen me ngjyrë Nafissatou Diallo, Netflix ka publikuar promon e dokumentarit që do të dalë në vjeshtën e vitit 2021 me të gjitha detajet gjë që çuan në shkatërrimin politik të njeriut që mund të bëhej president i Francës.
Në vitin 2011, Dominique Strauss-Kahn u akuzua për përdhunimin e një pastruesje në një hotel luksoz të New York-ut.
Dokumentari, me titull ” Dhoma 2806: Skandali DSK “, përfshin dëshmi dhe analiza nga gazetarja Raphawlle Bacqué, e cila punon për gazetën “Le Monde”.
Sipas shtypit francez, në dokumentar do të flasë pastruesja e hotelit Nafissatou Diallo, por jo ish-kreu i FMN-së.
Dominique Strauss-Kahn ishte njeriu i fortë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kur më 14 maj 2011 u akuzua për përdhunimin e Nafissatou Diallo, një pastruese në hotelin “Sofitel” në New York.
Gjykata kishte kundërshtuar besueshmërinë e shërbyeses, me të cilën Strauss-Kahn hyri në një marrëveshje financiare në dhjetor 2012 për të mbyllur çështjen.
Dokumentari do të shfaqet në katër episode nga Netflix, me regji të Jalil Lespert. Skenat zhvillohen në Paris, Manhatan, Bronx, Uashington dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Referencë do të jenë edhe zgjedhjet presidenciale franceze 2012. Një ish-ministër francez i Financave, Strauss-Kahn, i njohur si “DSK” në Francë, u pa si shansi më i mirë i së majtës për të fituar zgjedhjet presidenciale 2012 deri në arrestimin e tij të papritur në 14 maj 2011, në bordin e një avioni Air France në aeroportin ndërkombëtar Kennedy të New York-ut me akuzat e sulmit seksual.
Sidoqoftë, një emigrante me ngjyrë, pastruese, që dinte të lexonte dhe shkruante, i preu krahët. E megjithatë kjo grua akuzoi një burrë të pasur, të bardhë, të fuqishëm. Vazhdimi dihet.
Skandali “DSK” ishte lapidari politik i Dominique Strauss-Kahn.
Më vonë atë vit, shkrimtarja franceze Tristane Banon hodhi akuza kundër tij pasi prokurorët e shtetit ndaluan hetimin mbi pretendimin e saj se e kishte sulmuar seksualisht në 2003, duke thënë se afati i parashkrimit kishte skaduar.
Reputacioni i Strauss-Kahn u dëmtua më tej vite më vonë mes një hetimi mbi një rrjet prostitucioni të përqendruar në Hotel Carlton në Lille, megjithëse ai u lirua nga akuzat.
Pas kthimit të tij në Francë në Shtator 2011, Strauss-Kahn dha një intervistë televizive në të cilën ai i kërkoi falje vendit për atë që ai e përshkroi si një “gabim moral” për të cilin do të pendohej gjithë jetën e tij.
“Ishte një gabim moral, dhe unë nuk jam krenar për të,” i tha Strauss-Kahn TF1 në një intervistë në primetime të shikuar nga miliona.
“Jam penduar, pafundësisht dhe nuk mendoj se kam mbaruar duke u penduar.”
Me pendesën por edhe kundërshtinë për nxitimin për ta gjykuar atë si një kriminel për një akt privat që Strauss-Kahn tha se nuk përfshinte dhunë, ish-shefi i FMN pati deklaruar se “humbi gjithçka” për incidentin.
Ai gjithashtu përjashtoi një vrapim drejt Pallatit Élysée.
Asokohe nuk munguan mbështetësit e teorisë se ngjarja ishte përgatitur për të shkatërruar shanset e tij për të kandiduar për president. Vetë “DSK” ka mbajtur një profil të ulët.
Të premten, 4 dhjetor 2020, Dominique Strauss-Kahn njoftoi në twitter me dy postime në anglisht dhe frëngjisht, prodhimin e dokumentarit për të cilin ka rënë dakord duke e shoqëruar me një portret të errët të tij.
“Për herë të parë, unë pranova të flas në një dokumentar për të gjithë historinë time personale dhe politike, nga politika franceze në skenën ndërkombëtare. Ky film, i cili aktualisht është duke u përgatitur, sjell në jetë ngjarjet që shënuan jetën time. Unë kurrë nuk kam thënë mendimin tim për ngjarjet që më detyruan të tërhiqem nga politika, të tjerët i thanë ato për mua, bazuar në artikuj të gazetave, intervista dhe fakte reale ose të supozuara. Është koha të hedhim dritë mbi të dhe të vazhdojmë tutje. “
For the first time … #film #biopic #dsk pic.twitter.com/uznIQkildq
— DSK (@dstrausskahn) December 4, 2020