Eurosong; Përzgjidhet juria Shqiptare

“Fairytale” ose siç njihet nga publiku Shqiptar “Përrallë” është kënga përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin Europian të këngës, Eurovision Song Contest 2016. Këtë vit i organizuar në Suedi, si vendi aktual fitues i festivalit.

Lajmi i fundit për këtë festival nuk vjen nga Suedia por nga Shqipëria sepse është përzgjedhur juria e cila do të vlerësojë nga pike nga 1-12 këngët që atyre ju duken më cilësore për të fituar këtë festival. Jo rrallë herë juria jonë është kritikuar për pikët që jep ndaj vende afër Shqipërisë dhe që nuk vlerëson profesionalisht por në bazë të interesave gjeo-politikë. Këtë vit, Eurovizioni vjen me disa ndryshime, duke nisur që nga mënyra e votimit, por edhe detaje të tjera që do ta bëjnë konkurrimin edhe më interesant.

Juria shqiptare, këtë vit do të ketë 5 emra të rinj, duke nisur nga Kejsi Tola një ish-pjesëmarrëse në Eurovizion, tekst shkruesi i festivalit në RTSH Agim Doçi, Edison Miso një Profesor i njohur në Universitetin e Arteve në Tiranë, Flamur Shehu një kompozitor dhe Nisida Tufa në rolin e një gazetare, janë juria që do të japë pikët e Shqipërisë për këngët në Eurosong.

Kënga e Shqipërisë në Eurovision do ketë zërin e përfaqësimit të gjithë shqiptarëve edhe në Kosovë e trojet tjera etnike, edhe në diasporë – në Evropë, SHBA dhe kudo në botë, ka thënë Eneda Tarifa në një deklaratë disa javë më parë, duke theksuar pritjet për mbështetjen e gjithë kombit. “Të shpresojmë që ai tre minutëshi i artë që ka Shqipëria në Eurovision të jetë në favor dhe me shkëlqimin e suksesit”, u shpreh ajo.

R.SH

SHKARKO APP