Eurovision 2015, përfundon skena gjigande në Vjenë

 

Përfundon ndërtimin skena gjigande e edicionit jubilar, të 60-të të “Eurovision Song Contest 2015”. Një arenë gjigande, e cila do të mirëpres 40 vende të ndryshme nga Europa dhe jo vetëm, në datat 19, 21 dhe 23 maj në Vjenë të Austrisë.

Elemente metalike alumini, të ndërthurura shkëlqyeshëm me ndryçimin profesional të teknikëve më të mirë në Europë dhe teknologjinë më të fundit të wall screen-ve. Skena gjigande është një projekt i nisur enkas për mbrojtjen e ambjentit, duke sjell kështu ndërtimin e saj me materiale ekologjike. Jo vetëm skena, por edhe elemente të tjera në këtë edicion do të respektojnë natyrën, një nismë shumë e veçantë, e cila pretendohet të trashëgohet në edicionet e tjera.

Kënga shqiptare në këtë edicion është një ndër më të klikuarat në internet, ku aktualisht ka kaluar 2.5 milion klikimet në You Tube. Gjithashtu edhe në shumë sondazhe ajo ka një paraqitje shumë të kënaqshme. Këtë vit, Top 5-shja pretendente për të fituar është e përbërë nga Estonia, Shqipëria, Suedia, Italia dhe Spanja.

SHKARKO APP