“Eurovision”-i për Fëmijë, shqiptarja zë vendin e pestë
Mishela Rapo është përfaqësuesja e Shqipërisë në "Junior Eurovision 2015", e cila ka marrë 93 pikë, çka e ka renditur atë të pestën në garën e konkurrentëve të këtij eventi muzikor. Konkretisht, ajo është paraqitur me këngën ‘Dambaje’, me muzikë nga Adrian Hila dhe tekst të Pandi Laços.
Rapo është fituese e Festivalit për Fëmijë të Tiranës, garë e cila i dha të drejtën për përfaqësimin e Shqipërisë në Festivalin Europian për Fëmijë.
Vendi i pestë, në të cilin u pozicionua konkurrentja shqiptare, është arritur edhe nga Rona Nishliu në Eurovision-in e vitit 2012.