Eurovizioni, Shqipëria e parafundit në Finalen e Madhe
Elhaida Dani do ta përfaqësojë Shqipërinë e 26-a në Festivalin e Eurovizionit. Ajo do të jetë e parafundit në një renditje prej 27 këngëtarësh.
Organizatorët e edicionit të 60 të Eurovizionit kanë zbuluar radhën e shteteve në Finalen e Madhe të së shtunës më 23 maj.
Edicioni i 60 do të hapet nga Sllovenia e do mbyllet me Italinë.
Festivali më i madh i këngës europiane do të zhvillohet në Vienë të Austrisë, pas fitores së Conchita-s vitin që kaloi.
Radhitja e këngëtarëve u përcaktua nga producentët e stacionit ORF, dhe u miratua nga Supervizorët Ekzekutivë, Jon Ola Sand.
Ja radhitja e plotë e Finales së Madhe:
1. Sllovenia
2. Franca
3. Izraeli
4. Estonia
5. Anglia
6. Armenia
7. Lituania
8. Serbia
9. Norvegjia
10. Suedia
11. Qipro
12. Australia
13. Belgjika
14. Austria
15. Greqia
16. Mali i Zi
17. Gjermania
18. Polonia
19. Letonia
20. Rumania
21. Spanja
22. Hungaria
23. Gjeorgjia
24. Azerbaixhani
25. Rusia
26. Shqipëria
27. Italia