Eva Alikaj: Ndricim Xhepa, dashuria e jetes sime

 

Ne nje intervistë të dhënë për Panoramën aktorja Eva Alikaj e cila mbahet mend për rolin e “Elsës” në “Pallati 176” ka folur për karrierën e saj kinematografike dhe skenat e censuruara në filmat e saj.

Alikaj rrëfen se shpesh ka qenë kundër seknave të puthjeve në filma megjithëse regjizorët ia kanë kërkuar shumë herë.

Madje ajo ka rrezikuar edhe pezullimin për shkak të kokëfortësisë së saj.

“Më thanë që në një film duhet të puthesha me Ndriçim Xhepën i cili në atë kohë ishte edhe partneri im në jetë. Refuzova. Nuk është se kisha komplekse por ashtu e ndjeja”, rrëfen Alikaj.

Duke folur për marrëdhënien me aktorin Ndriçim Xhepa Alikaj ka thënë se ai ka qenë dashuria e jetës së saj dhe megjithëse u ndanë ata realizuan disa filma të tjerë bashkë.

SHKARKO APP