Evolucioni i trurit rrit ankthin

Evolucioni i trurit na bën të jemi më të prirur të biem pre e ankthit. Gjithçka varet nga një modifikim gjenetik që ndodh në një proteinë të lashtë dhe roli i saj në organizmin tonë. Në këtë konkluzion kanë arritur kërkuesit e Universitetit japonez Tohoku.

Ekspertët kanë dalluar ndryshime në përthithjen e neurotransmetuesve gjatë procesit evolutiv dhe pikërisht roli i proteinave Vmat1 kanë pësuar ndryshime. Në studime të hershme kërkuesit japonezë ishin fokusuar në këtë grup genesh, dhe ishte vërtetuar që një përthithje më e lartë e neurotransmetuesve përkonte me një nivel më të lartë të ankthit dhe të depresionit.

Eksperimentet aktuale janë kryer me ndihmën e teknologjisë së lartë. Sipas shkencëtarëve studimi në fjalë ndoshta na vërteton se të parët tani ishin më rezistentë ndaj ankthit e depresionit, ndërkohë që gjeneratat e reja kanë tendencën të vuajnë më tepër këto shqetësime, duke qenë më vulnerabël edhe si pasojë e biologjisë, jo vetëm kushteve të jashtme.

SHKARKO APP