Facebook nuk ndalet: Tani prioritet lajmeve të besueshme nga media të besueshme

Në fillim facebook vendosi të ndryshojë algoritmin duke i dhënë përparësi bashkëveprimit dhe komunikimit mes miqve, dhe familjarëve.

Si rezultat përmbajtet publike përfshi këtu lajme, video apo postime të brandeve të ndryshme do të shpërndahen në pak në Newsfeed (vendi ku shpërndahen lajmet)

Në një postim të tij themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg deklaroi mbrëmë se nëse shfaqja e përmbatjeve publike (pra lajme e video) sot ishte 5 %, ajo do të ulet në 4 %

“Javën e kaluar ne deklaruam një ndryshim të madh për të inkurajuar ndërveprimet mes miqve dhe familjarëve, dhe lënë mënjarë qëndrimin pasiv. Pas këtij ndryshimi ne presim që  lajmet të përbëjnë vetëm 4 % të News Feed, nga 5 % që është sot. Ky është një ndryshim i madh por lajmet do të jenë gjithmonë një mënyrë që njerëzit të nisin një diskutim lidhur me çështje të rëndësishme” shkruan Zuckerberg.

Nisma tjetër? 

Do i jepet prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale.

Sot do të tregoj një tjetër përditësim madhor për këtë vit: “Të siguroheni se lajmet që ju shikoni, pavarësisht sa të pakta do të jenë ato, të jenë cilësore”, nënvizon themeluesi i Facebook

Vijon më pas: “I kam kërkuar ekipit tim të sigurohen që prioritet të kenë lajmet e besueshme, informative dhe lokale. Do të nisim javën e ardhshme me media që vijnë nga burime të besueshme.

Ka shumë bomba, keqinformim, polarizim në botë sot. Mediat sociale i mundësojnë njerëzve të shpërndajnë informacionin më shpejt se kurrë më parë dhe nëse ne nuk merremi specifikisht me këto problem atëherë rrezikojmë t’i amplifikojmë ato

Kjo është arsyeja që në News Feed duhet të promovohen lajmet me cilësi të lartë që ndihmojnë të ndërtojnë një bazament.”

Pyetja e vështirë është si do të vendosin ne se cili burim mediatik është tepër i besueshëm në një botë kaq të ndarë.

Zuckerberg shpjegon: Ne mund ta bënim dhe vetë por nuk do ndiheshim mirë.

“Ne mund të pyesnim ekspertë jashtë të cilët do të merrnin vendime por që nuk do të zgjidhnin problemin në mënyrë objektive. Ose mund tju pyesnim ju – komunitetin- dhe të kishim më pas feed back për të vendosur rankimin. Dhe vendosëm këtë të dytën.

Si do të funksionojë?

 Do u kërkojmë njerëzve nëse janë familjarë me një burim mediatik dhe nëse i besojnë asaj.

Ideja është se disa media janë të besueshme vetëm nga lexuesit dhe shikuesit e saj, ndërsa të tjerat janë të besuara në një shoqëri. Janë të besuara edhe nga ata të cilët nuk e ndjekin në mënyrë direkte.

“Ne eliminojmë ata që nuk janë familjar me një burim mediatik” 

“Kjo risi nuk do të ndryshojë sasinë e lajmeve që do të shfaqen në facebook. Ajo vetëm do të zhvendosë balancën e lajmeve që shikoni drejt burimeve që janë të vendosura për t’u besuar nga komuniteti.

Shpresa ime është që ky përditësim për lajmet e besueshme bashkë me ndërveprimin do të ndihmojë që kohën e shpenzuar në facebook të jetë e duhurua: Aty ku ne forcojmë marrëdhëniet, angazhohemi në diskutime aktive më shumë sesa pasive dhe kur lexojmë lajme të sigurohemi që janë lajme të cilësisë së lartë dhe nga një burim i besueshëm

Zuckerberg e argumenton nismën me vazhdën e qëllimeve që ka vënë për 2018 dhe që ka të bëjë me “një kohë e shpenzuar në facebook është një kohë e shpenzuar mirë” 

/Ora News.tv/

SHKARKO APP