Fakt: Gjyshërit rrezikojnë shëndetin e fëmijëve

Gjyshërit tolerues mund të kenë një impakt negativ në shëndetin e nipërve dhe mbesave.

Në këtë përfundim ka arritur një studim nga Universiteti Glasgow, i publikuar tek revista PLOS One, i cili sugjeron se gjyshërit janë zakonisht të predispozuar t’i ushqejnë dhe japin ëmbëlsira më shumë seç duhet fëmijëve.

Studimi zbuloi gjithashtu se disa pinë duhan para nipërve dhe nuk i aktivizojnë mjaftueshëm.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e 56 studimeve të mëparshme të kryera në 18 shtete të ndryshme, si Britani, SHBA, Kinë dhe Japoni.

Ata janë fokusuar më shumë në 3 ndikime të rëndësishme:

Dieta dhe pesha
Aktiviteti fizik
Duhanpirja
Si tek dieta ashtu edhe pesha, ndikimi i gjyshërve tek fëmijët ishte negativ.

Prindërit thonë se gjyshërit janë “tolerues” dhe “të keqinformuar”, ku në shumë raste përdorin ushqimin si një mjet për të qetësuar ose tërhequr vëmendjen e fëmijëve.

Shumë studime kanë zbuluar se ata i ushqejnë fëmijët me ushqime të pasura në sheqer ose yndyra.

Nipërit dhe mbesat gjithashtu janë më pak aktivë fizikisht në kohën që janë nën kujdesin e gjyshërve.

Nivelet e aktivitetit fizik të fëmijëve lidhen me ato të gjyshërve, nëse këta të fundit janë aktivë, si dhe nëse ka hapësirë të mjaftueshme ku fëmijët mund të jenë aktivë

SHKARKO APP