Fakte jo opinione

Nga Sokol Shameti – 

Profesioni më i pranishëm në institucionin e Kuvendit të Shqipërisë është ai i biznesmenit.

Më shumë se çereku i deputetëve që përfaqësojnë në këtë institucion popullin më të varfër të Europës, që marrin vendime për të dhe që do të duhej të punonin kundër pabarazisë dhe varfërisë ekstreme që prodhon shpërndarja e padrejtë e pasurisë në shoqërinë tonë, janë përfitues prej kësaj shpërndarjeje të padrejtë.

140 deputetët e Kuvendit tonë kanë deklaruar se disponojnë mbi 150 milion euro pasuri. Ndërsa atë që nuk e deklarojnë, nuk e dimë.

Fakti që janë përfitues të kësaj shpërndarjeje nuk i bën ata fajtorë pse shpërndarja është e padrejtë. I bën të papërshtatshëm për të përfaqësuar ata që e pësojnë nga kjo padrejtësi sistemike.

Kjo i bën ata po ashtu të painteresuar (për të mos thënë, armiqësorë) ndaj ndryshimit të këtij rendi gjërash që i ka bërë këta të pasur e të tjerët të varfër.

SHKARKO APP