Faleminderit që na fale gjobat!
Nga Ylli Dylgjeri –
Faleminderit që na fale gjobat!
Na e ndale frymën sot zoti Rama! Akti yt sot për faljen e gjobave na mrekulloi të gjithëve.
Falja dhe pajtimi janë veprime të lidhura.
Të falësh do të thotë të vendosësh të mos ja llogaritësh fajin dikujt. Nëse fal, nuk po mbyll sytë para një gabimi si të mos kish ndodhur kurrë, por Ti thjesht nuk po mban llogari.
Dhe Ti ke vite që s’mban llogari në këtë vend e me këtë popull. U tregove një xhentëllmen i vërtetë. Veprim prej burri shteti. Nuk di a ishte edhe kjo falje me akt normativ siç qe edhe gjoba? Po çrendësi ka? Titullari fal edhe me sms, edhe me gojë, edhe me një të shkelur të syrit. Bibla këshillon:” Lëre zemërimin dhe largohu nga tërbimi”. Dhe Ti sot je më pak i tërbuar se dje.
Nga e Premtja e zezë Ti e bëre të Premten e faljes së madhe!
Dhëntë zoti të më falësh dhe mua dënimin për vjershën e Gent Cakajt.
Amen!