Familja e DJ Avicii falenderon fansat për mbështetjen

Familja e Dj Avicii falenderoi fansat për mbështetjen që i dhanë për largimin nga jeta të Dj-it, javën e kaluar.

Trupi i pajetë i yllit suedez, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, u gjet në një hotel në Muscat, në Oman

Familja e tij falenderuan fansat dhe muzikantët e tjerë për nderimet që bënë, ku përfshihen edhe këmbanat e kishës të cilët “luajtën muzikën e tij” si dhe nderimet që iu bënë në Coachella.

Policia e Omanit ka deklaruar se nuk kanë dyshime për shkaqet e vdekjes së 28 vjeçarit.

Deklarata e plotë e plotë e familjes shkruan:”Faleminderit për të gjitha iniciativat e ndërmarra për të nderuar Tim, me tubime publike, këmbana kishash të cilat luajtën muzikën e tij, nderimet në Coachella dhe minutat e heshtjeve në mbarë botën.”

“Ne ju jemi mirënjohës për ruajtjen e privacisë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Dëshira jonë është që të vazhdojë kështu.”

Familja nuk ka nxjerrë asnjë detaj rreth vdekjes së DJ-it.

Policia mbretërore e Omanit tha se dy hetime “post mortum” (pas vdekjes) u kryen, duke konfirmuar se nuk ka dyshime për “vdekje kriminale”.

Artistë të muzikës elektronike, fansa dhe muzikantë kanë ndarë kujtimet e tyre për DJ.

Kygo i dedikoi një pjesë të performancës së tij në Coachella, Avicii-t.

SHKARKO APP