Familja kthen autobusin e shkollës në shtëpi moderne për të udhëtuar nëpër botë

Një grua britanike po jeton ëndrrën amerikane bashkë me familjen e saj teksa po udhëtojnë nëpër botë me një autobus shkolle i transformuar në një shtëpi moderne.

Debbie Mayes, 33 vjece nga Wigan, ka katër fëmijë dhe bashkë me bashkëshortin formojnë 6 anëtarë në familjen e tyre.

Pasi u lodhën nga mënyra e të jetuarit në një shtëpi, cifti vendosi të blinte një autobus shkolle dhe ta rinovonte atë në një shtëpi klasike moderne.

Ata hoqën sediljet e autobusit, e lyen atë në të bardhë , shtuan një kuzhinë, dhomë ndenje e dhomë gjumi dhe ishin gati të nisnin aventurën në vende të ndryshme.

E gjithë ky rinovim familjes i kushtoi 27 mijë paund dhe gashtë muaj për ta transformuar.

SHKARKO APP