Familja mbretërore merr letër të dyshimtë me substanca

Një letër që përmban një substancë është dërguar në Pallatin e Shën Jakobit dhe po trajtohet si një “krim urrejtje raciste”, njoftoi policia.

Policia ka testuar substancën dhe tha se nuk ishte e dëmshme. Nuk është bërë asnjë arrestim, ndërsa po zhvillohen hetimet.

The Evening Standard ka njoftuar se letra ishte drejtuar princit Harry dhe Meghan Markle.

U mor më 12 shkurt, një ditë para se një paketë që përmbante pluhur të bardhë u dërgua në Ëestminster.

Supozohet se substanca e dërguar në Pallatin e Shën Jakobit ishte gjithashtu pluhur i bardhë. Zyrtarët po shqyrtojnë nëse këto dy pako janë të lidhura.

Një zëdhënës tha: “Po trajtohet si një krim racist urrejtje. Çështja po hetohet nga oficerët e Komandës kundër Terrorizmit të ‘Met’”.

Princi Harry dënoi “seksizmin dhe racizmin e drejtpërdrejtë të mediave sociale” ku u bë temë bisede znj. Markle pasi bënë publike marrëdhënien e tyre në vitin 2016.

SHKARKO APP