Familja më e madhe në Britani shtohet me fëmijën numër 21

Familja më e madhe në Britani është bërë edhe më e madhe.

Radfords kanë mirëpritur foshnjë e 21-të dhe super-mami Sue, 43 vjeçe, thotë se ky patjetër do të jetë fëmija i fundit…por këtë premtim ajo e bëri edhe vitin e kaluar.

Anëtarja më e re i familjes quhet Bonnie Raye Radfords, ajo lindit të martën në orën 06:43 në “Royal Lancaster Infirmary”, aty ku të njëjtat mami kanë pritur edhe 14 lindje të tjera të Sue Radford.

Zonja Radford mbërriti në shtëpinë e saj të madhe të mërkurën. Ajo ka lindur edhe në shtator të vitit 2017 ku edhe asokohe premtoi se kjo do të ishte hera e fundit. Megjithatë në maj njoftoi përmes një videoje në Youtube se ishte sërish shtatzënë.

Burri i Sue, Noel 47 vjeç tha:

Unë nuk mendoj se ndonjëri nga ne ka menduar që do të kishim 21 fëmijë, e kemi pasur idenë vetëm për 3.”
Zonja Radford ka shpenzuar një total prej 811 javësh shtatzënë nga jeta e saj dhe këmbëngul se tani është gati të gëzojë vetëm fëmijët dhe nipërit e saj.

Djali i madh i çiftit Radford, Christopher është tani 30 vjeç dhe motra e tij katërditore, Bonnie Raye është hallë e vajzës 16 muajshe të Christopher e cila quhet Maisie.

Bonnie gjithashtu ka edhe dy nipa të tjerë nga vajza e madhe e çifti Radord, e cila ka dy fëmijë Noel dhe Sophie.

Sue Radford shtoi se shtëpia e familjes është e mbushur me dashuri e buzëqeshje dhe nuk ka asnjë moment të shurdhër.

E megjithëse çifti premtoi se Bonnie është fëmija i fundit dhe e mbyllën me kapitullin e lindjeve, fëmijët e tyre nuk mendojnë kështu ata shprehen se e ndjejnë që familja e tyre do të rritet sërish.

SHKARKO APP