Familja Uka nga Mamurrasi e zhgënjyer nga zyrtarët e lartë: Na vizituan dhe na harruan
S’ka mbetur asnjë zyrtar i lartë pa vizituar pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019 familjen Ali Ukës. Fillimisht këtij banori të Mamurrasi ju ngroh zemra. Po me kalimin e kohës po humb shpresat se do të ketë një banesë të sigurt.
“Më ka ardhur Sandër Lleshaj, Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta. Kryeministri më tha se shtëpinë do ta ndërtoj. Po koha po kalon dhe askush s’po kujtohet meë për njeë banesë për familjen time”, thotë kryefamiljari.
Aiu jeton me bashkëshorten e tij dhe tregon kalvarin e vuajtjeve pas tërmetit.
“Shtëpia u shemb jetuam nën plasmas, më pas në çadër. Tani është ftohtë, mora kollonat e shtëpisë së shëmbur dhe sajova këtë barakë”, shprehet ai.
Zvarritjet nëpër zyrat e shtetit që prej vitit 2014 e kanë lënë 62 vjeçarin dhe bashkëshorten e tij pa çertifikatën e pronësisë së banesë tashmë të shembur nga tërmeti. Për pasojë ata nuk përfitojnë dot as bonusin e qirasë.
Jo vetëm Aliu por dhe qindra banorë që kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit të vitit të kaluar rrezikojnë të mos përfitojnë bonus qiraje, por dhe një banesë të re, pasi kadrastra nuk ju kanë dhënë ende dokumentin e pronësisë.
/abcnews.al