Fati i Trump dhe temperaturat ekstreme, fallxhorja: Këtë vit do të bëhen shumë varrosje
Jemima Packington, fallxhorja e cila parashikon të ardhmen me shparguj është shprehur se Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, e pret një vit i vështirë. “Metro” shkruan se Packington ka deklaruar se Trump do të rizgjidhet këtë vit, po kjo nuk do të thotë që ai do të qëndrojë në Presidencë. Përsa i përket klimës, Packington thotë se stuhitë, tajfúnet, uraganët dhe përmbytjet do të rriten dhjetëfish për shkak të ngrohjes globale dhe paralajmëron se Mbretëria e Bashkuar do të pësojë përmbytje serioze. Ajo shton se Ronaldo nuk do të jetë i vetmi person me skandale në kurriz. ”Personave shumë të dashur dhe me profil shumë të lartë në botën sportive do t’u zbulohen skandale tronditëse”. Jemima thotë se këtë vit do të bëhen shumë varrosje.