Fatmir Makolli sjell “Despacito” me çifteli

Kënga latine “Despacito” e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee, e cila edhe u kurorëzua si videoja më e shikuar në historinë e YouTube vazhdon ta mbajë ende këtë pozicion, shkruan KultPlus. Ajo tashmë ka shënuar rekordin e radhës, duke u bërë videoja e parë në YouTube, e cila arrin katër miliardë shikime.

Versionet e ndryshme të kësaj këngë nuk kanë munguar që nga koha e lançimit të saj. Por, version i fundit ka ardhur dje dhe pikërisht një version shqip. Është rapsodi Fatmir Makolli ai, i cili e ka sjellë këtë këngë nën tinguj e çiftelisë dhe duket se ky version po pëlqehet shumë nga fansat.

“Përshëndetje për të gjithë adhuruesit e çiftelisë. Përmes kësaj vepre (instrumental) e punuar në VERSIONIN SHQIP, çiftelinë do ta njohë e tërë bota, ndërsa ne Shqiptarët do të mburremi me të. Falenderoj REDMEDIAKS dhe ETHNOMUSIC, me producent Burim Krasniqi, grupin e vallëzimit modern ARTDESIGN me Jeton Vorfi, si dhe sponsorin: mtechnologie me menaxherin Rrustem Pacolli”, ka shkruar Makolli në Facebook ndërsa ka shpërndarë videon e realizuar.

“Despacito” është një këngë ‘reggaeton’ romantike, një përzierje e hip-hop dhe ritmeve të Karaibeve.

SHKARKO APP