Fëmija ngjitet në skenë, Papa: Është argjentinas, i padisiplinuar

Gjatë audiencës së përgjithshme në Sala Nervi, një fëmijë nga publiku doli në skenë për t’iu afruar Papa Françeskut. “Më jep një puthje”, i ka thënë Papa i pari, teksa e ka përqafuar.

Atëherë nëna u ngjit për të marrë fëmijën, por Papa i tha asaj që ta lërë, aq sa vogëlushi ka vijuar të lëvizë lirisht në skenën Paulo VI, ndërsa seanca ka vazhduar. “Është argjentinas, është i padisiplinuar,” i tha duke buzëqeshur Papa, Kryepeshkopit Georg Gaenswein, prefekt i familjes papale, i cili ndodhej i ulur në krah.

Pastaj, në kohën e sintezës së katekizmit për besnikët e gjuhës spanjolle, Papa tha “përqafim” në gjuhën e tij amtare: “Ky fëmijë nuk mund të flasë, është memec, – shpjegoi ai, – por di të komunikojë, di të shprehet. Dhe për më shumë, është i lirë: në mënyrë të padisiplinuar i lirë, por i lirë. Të gjithë ne mund të pyesim veten: janë po aq të lirë para Perëndisë? Ne të gjithë duhet të kemi lirinë e një fëmije përballë babait tonë?. Dhe ne kërkojmë që ky fëmijë mund të flasë”, ka shtuar Françesku në mesin e besimtarëve të pranishëm mes duartrokitjeve. /shqip

SHKARKO APP