Fëmijë pas moshës 40 vjeç? Ja çfarë duhet të dini

Mosha e njerëzve që vendosin të martohen është rritur, njëlloj si mosha e femrave që duan të bëjnë fëmijë.

Mirëpo gjithnjë e më shumë ato duan të kenë një karrierë të suksesshme e më pas të bëhen nëna.

Kështu që po ndodh shumë shpesh që gratë të duan fëmijë ndërsa I kanë mbushur 40 vjeç. Gjinekologët këshillojnë që gruaja nuk duhet parë vetëm në një qasje klinike, por edhe duke treguar vëmendje ndaj kushteve sociale dhe psikologjike në të gjitha fazat e jetës, duke marrë parasysh rritjen progresive të moshës, në të cilën kërkohet shtatzënia, shtimin e sjelljeve të rrezikut mes brezave më të rinj, papërgjegjshmërinë në lidhje me praktikën kontraceptive, dhunën gjinore dhe ndikimin e saj në shëndetin e grave.

Së fundmi në Kongresin Kombëtar të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës  në Romë nga shoqëritë kryesore shkencore të ekspertëve në fushë u vu në dukje se “shtimi i dëshirës për të patur një fëmijë pas moshës 40 vjeçare, ecën përkrah me shtimin e ndërprerjeve vullnetare të shtatzënisë (IVG) nga më të rejat, sidomos në grupmoshën 18-25 vjeç”.

Gjithashtu ekspertëtkëshilluan se duke pasur parasysh që shëndeti i grave është një element kyç për mirëfunksionimin e një shoqërie, gratë duhen ndihmuar nga gjinekologët për ndryshimet që pësojnë në shëndetin riprodhues dhe në aspektin e mirëqenies së përgjithshme.

Marrëdhënia midis gruas dhe gjinekologut të saj duhet të jetë gjithnjë e bazuar në dialog dhe në shkëmbimin e informacionit, gjë që u jep mundësi mjekëve për të kuptuar më mirë jo vetëm aspektet klinike, por edhe psikologjike dhe sociale, duke bërë të mundur kështu personalizimin e terapive të bazuara në nevojat specifike të pacientëve.

 

SHKARKO APP