Fëmijët e lindur në 2025 do të fillojnë zyrtarisht “brezin Beta”

Kjo gjeneratë e re pritet të përbëjë 16% të popullsisë globale deri në 2035 dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në forcën punëtore, duke përfaqësuar 19%.

Generata Beta, që pason Generatën Alpha, pritet të përfshijë fëmijët e lindur nga 2025 deri në 2039, sipas demografit Mark McCrindle. Ky kalim përfaqëson një kapitull të ri në klasifikimin e gjeneratave, që reflekton ndryshimet sociale, ekonomike dhe teknologjike.

Generata Beta do të rritet e zhytur në përparime si inteligjenca artificiale, realiteti i zgjeruar (XR)dhe ndoshta një ekonomi digjitale plotësisht autonome. Ata do të riformulojnë ndërveprimin njerëzor me teknologjinë.

Gjeneratat

Baby Boomers: Lindur 1946–1964

• Gen X: Lindur 1965–1980

• Millennials (Gen Y): Lindur 1981–1996

• Gen Z: Lindur 1997–2012

• Gen Alpha: Lindur 2013–2024

• Gen Beta: Lindur 2025–2039

SHKARKO APP