Fëmijët kthejnë vëmendjen te kartolinat

Kartolinat po përdoren gjithmonë e me pak për urime në raste festash. Një grup fëmijësh kanë tentuar ta rigjallërojnë këtë mjet tradicional urimi, të përdorur masivisht deri para disa vitesh. Teknologjia dixhitale dhe mundësitë gjithmonë e më të shumta të komunikimit online kanë shkurtuar kohën dhe distancat, duke bërë që interesi për kartolinat të bjerë. Por një grup fëmijësh në Tiranë kanë marrë nismën për ta rikthyer vëmendjen sërish te urimet me anë të kartolinave.

Fëmijët: “Më duket më mirë të shkruajmë kartolina sesa të dërgojmë mesazhe, se aty shkruhen urime të bukura. Na pëlqeu kjo ide. Shkolla jonë mendoi që të dërgojmë kartolina”.

Këta fëmijë tregojnë se i kushtojnë rëndësi kësaj mënyre urimi, pasi mbart të tjera emocione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fëmijët: “Është diçka ndryshe dhe i pëlqen më shumë se një mesazh i thjeshtë në telefon”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?