“Femrat duan lekë, i bëjnë meshkujt hajdut”, trazon rrjetin imami shqiptar

Një tjetër deklaratë e imamit Elvis Naçi ka shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale. Këtë herë, gjatë një predikimi në Xhaminë e Tabakëve, imami thotë se femrat janë ato që i fusin meshkujt në gjynahe.

Ai shprehet konkretisht:

Femrat duan lekë. Femrat të bëjnë hajdut. S’ka lidhje a kanë faj femrat. Po femrat që e kanë lënë veten të jenë objekt pasioni për meshkujt…? Zoti i udhëzoftë, por ti që u dhe pas femrave, femrat kanë kosto”.

Kujtojmë se disa muaj më parë Elvis Naçi u kritikua pasi në një prej predikimeve të tij, shikonte femrën si objekt në shërbim të mashkullit.

Minuta 9:30

https://www.facebook.com/ElvisNaci/videos/306980460079116/?t=0

SHKARKO APP