Femrat s’duhet të tregojnë sa lekë kanë

Çdokush është fajtor për gënjeshtrat e bardha, por kur vjen puna tek një lidhje ku duhet të krijojmë besim, a është e pranueshme të gënjesh partnerin?

Sipas psikologes britanike, Helene Fermon edhe në lidhjet më të shëndosha ka disa gjëra që gjysma tjetër nuk duhet t’i dijë. Dhe një prej tyre për të është edhe të mos tregosh sa lekë ke në bankë.

”Duke mos qënë e pavarur financiarisht ju lë në rrezikun të jeni të kapur nga dikush që nuk është i duhuri për ju. Kështu që gënjeshtra për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë tyre është e pranueshme”, thotë Fermon.

Nuk është e nevojshme të tregoni sasinë e saktë në llogari. Përderisa të dyja palët e dinë se tjetra është financiarisht e pavarur dhe janë të ndershëm në lidhje me gjërat e rëndësishme, të paturit e parave për veten nuk është një çështje, thotë më tej psikologia.

”Madje edhe lidhjet më të shëndetshme mund të tronditen, dhe është e rëndësishme të keni fondin “rezervë” nëse gjithçka merr fund”, vijon ajo.

SHKARKO APP