Ferdinand Samarxhiu: Festat fetare në kohë pandemie, besimtarët do i bëjnë ritualet në shtëpitë e tyre

Gazetari Ferdinand Samarxhiu në një intervistë për Abc Neës ka komentuar festimet e veçanta të Pashkëve për shkak të pandemisë që ka përfshirë botën.

Samarxhiu është shprehur se kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë besimtarët të cilët janë mësuar që çdo vit të shkojnë në kisha dhe të kryejnë ritualet fetare këtë vit ka qenë shtëpia e tyre e kthyer në një kult për të përmbushur këto qëllime.  

Është një Pashkë e pazakontë, deri më sot i gjithë njerzimi nuk e ka kaluar një kohë të tillë pandemie, prandaj edhe Pashket janë festuar në një atmosferë tepër mbyllëse të gjithë kishat e mbyllura. Sot neper kronika lajmesh kam vënë re se shumë besimtare kanë shkuar në kisha dhe kanë ndezur dhe qirinjtë e pashkës, pasi vetë ato janë të përgatitur nga vetë Ngjallja e Krishtit që ju ka larguar frikën dhe ka bërë që ato të shkojnë në kisha dhe të ndezin qirinjtë.  Mbrëmë ai solli një lajm të madh që dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjininë njerzore, vetë Krishti mbrëmë ndryshoi dinamikën e jetës dhe i dha një kuptim tjetër qenies njerëzore. Ai që mori të gjithë pushtetet me ringjalljen ai përmbys të gjithë regresivitetet që denegrojnë qenien njerzore dhe qëllimi i tij ëhstë të rindezë rengatën te besimtarët,” tha gazetari Samarxhiu.

Gjithashtu gjatë bisedës së tij me gazetaren Mirela Milori ai është shprehur se festat këtë vit janë ndryshe dhe për këtë dhe besimtarët muslimanë që për pak dit nisin muajin e madhërishëm të Ramazanit do të duhet të që të gjithë ritualet e tyre fetare ti kryejnë në ambjentet e shtëpisë.

Sivjet muaji Ramazan ashtu siç kanë kaluar dhe festat e tjera si Sulltan Novruzi, Kisha Katolike që i kaloi në heshtje pashkët dhe kisha Ortodokse po ashtu, dhe kjo festë ashtu do të përjetohet shtëpia e tyre do të kthehen në xhamia siç u bënë shtëpia  e besimtarëve katolikë ndoshta me 24 maj ku është dhe dita e fundit e Ramazanit, pandemia mund të jetë drejt fundit dhe mbase mund të ketë një falje në lirë në kushte distance”, ka thënë ndër të tjera ai.

SHKARKO APP