Ferrari kthen sytë nga veturat hibride dhe SUV-ët

Prodhuesi italian i veturave të luksit “Ferrari” do të përshpejtojë përpunimin e teknologjisë hibride, duke synuar prodhimin e serive speciale, mes të cilave edhe konceptin e ri të quajtur “Icona” (Ikonë) për të rritur të ardhurat deri në vitin 2022.

Prodhimi i SUV-it të parë, një treg jashtëzakonisht fitimprurës dhe në të cilin “Ferrari” është një prej të fundit që futet, është shtyrë në fund të planit strategjik 2018-2022.

Ky plan u publikua të martën në Maranelo, selia historike e grupit, nga drejtori i ri i përgjithshëm, Louis Camilleri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit mori drejtimin e “Ferrari”-t më 21 korrik pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sergio Marchionne, i cili vdiq vetëm pak ditë më vonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ferrari” synon të rrisë të ardhurat e tij nga 3,4 miliardë euro që ishin në vitin 2017 në rreth 5 miliardë në vitin 2022, një rritje që do të vijë falë produkteve të reja.

“Mes vitit 2019-2022, Ferrari do të nxjerrë 15 modele të reja, me një rritje të ndjeshme të vlerës mesatare të shitjeve”, shpjegoi drejtori tregtar, Enrico Galliera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?