Festa e Republikës së Italisë në Vlorë
Edhe këtë vit, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë do të celebrojë Festën e Republikës së Italisë, të dielën datë 31 maj, ora 18.30, pranë Portit Turistik të Orikumit, ku do të jenë pjesëmarrës me ftesa të Konsullit të Përgjithshëm, të ftuar të shumtë italianë dhe shqiptarë.
Do të jenë të pranishme autoritetet shqiptare e italiane, deputetë, përfaqësues të shtypit, artistë e profesionistë të Qarkut Konsullor të Vlorës i cili përfshin rajonet e Vlorës, Beratit, Gjirokastrës dhe Fierit.