Festat e fundvitit, Gjirokastra ndez dritat e pemës

Gjirokastra ka vijuar traditën e përvitshme të ndezjes së dritave të festave të fundvitit. Dekori shumëngjyrësh i ka dhënë gjallëri qytetit, teksa fëmijët janë ata që gëzojnë më së shumti.

Pema e Vitit të Ri është vendosur në qendrën muzeale të qytetit, ndërsa ceremonia e ndezjes simbolike të dritave bëri bashkë qytetarë të shumtë. Ndezja e dritave është shoqëruar edhe me një koncert festiv, që është sjellë nga fëmijët e shkollave të qytetit.

Bashkia e qytetit ka dhënë dhurata shpërblyese për nxënësit me rezultate të larta në mësime, ndërsa kryebashkiakja Rami ka përcjellë urimin për një vit më të mbarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?