Festat e fundvitit, një listë me gjëra që duhet t’i kujtoni/dhuroni vetes
Pjesën më të madhe të kohës mendojmë se duhet të jetë dikush tjetër ai/ajo që të na përkëdhelë e të na kujtojë sa të veçantë jemi, por jo. Ka një listë me gjëra që duhet t’i bësh këtë periudhë festash. Sado të vogla në dukje, do t’ju ndyshojnë humorin.
1-Bliji vetes dy shishe verë të mira dhe organizo një takim romantik. Ti dhe vetja, në heshtje!
2-Bëj gati një banjë me flluska dhe me qirinj dhe shijoje të gjithën ti meqë nuk e ka njeri shansin ta ndajë me ty.
3-Zakonisht në dimër thonë që nuk e ke të domosdoshme të depilosh këmëbët çdo 3 ditë nëse nuk je në një lidhje, por ti ske pse stepesh nga kjo. Dhuroji vetes një takim të gjatë me estetisten!
4-Vish gjërat më të bukura që ke dhe dil një natë për të pirë diçka nën dritën e hënës, vetëm, deri në orën 22:00. S’dihet kurrë ç’sjell nata!
5-Harxhoni një shumë të madhe parash nëse doni për të blerë një veshje që do e vishni për gjumë dhe ju bën të ndiheni sexy. Me pak fjalë, bli pizhamat që ke dashur gjithmonë!
6-Boll u mendove, por blije atë jastëkun e rehatshëm për të bërë gjumë të mirë.
7-Përgatitini vetes mëngjesin (pse jo edhe drekën dhe darkën) në krevat ashtu siç ju ju pëlqen.
8-Kujtoji vetes se në të gjithë botën ka vetëm 1 si ty dhe ajo je ti.