Festimet për ditën e Flamurit, Presidenti Meta takon aktoren Adivie Alibali

Kreu i Shtetit ka takuar gjatë festimeve për ditën e Pavarësisë, aktoren e njohur Adivie Alibali, e cila ka luajtur personazhin e Mamica Kastriotit në filmin “Skëndërbeu.” Presidenti Meta e cilëson aktoren si pionere të kinematografisë shqiptare.

“Një suprizë e këndshme të takoja gjatë festimeve për Ditën e Flamurit, një nga pioneret e kinematografisë shqiptare dhe një nga personazhet më të dashura të filmit “Skënderbeu”, znj. Adivie Alibali apo siç njihet nga të gjithë ne si “Mamica Kastrioti”. E falënderova për mbresat e jashtëzakonshme që na ka lënë ky film, falë interpretimit të papërsëritshëm të saj dhe aktorëve të mëdhenj shqiptarë, Naim Frashëri e Besa Imami”,- shkruan presidenti Meta në një postim në rrjetin social Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?