Festivali i Jazz, qëllimi i eventit promovimi i turizmit kulturor në Shqipëri

Startoi në Tiranë edicioni i katërt i Festivalit ndërkombëtar të “Jazz in Albania”.
Austria u përfaqësua nga grupi “Lylit”, i cili çeli dhe siparin e Festivalit.

Një prej qëllimeve te Festivalit lidhet me promovimin e turizmit kulturor të Shqipërisë.
Dhe mbresat e dites se pare për këngëtaren austriake Eva Klampfer jane te jashtezakonshme.

“Më pëlqen Tirana, vi për herë të parë dhe më duket vend i mrekullueshëm.Nuk prisja që të kishte aq shumë njerëz të apasionuar pas muzikës Jazz. Ju vërtet e pëlqeni këtë rrymë, pasi pas performancës sime në skenë pati shumë njerëz të cilët më komplimentuan”.

Pas Tiranës grupi austriak“Lylit” do të përformojë në Elbasan.

Grupi interpreton këngë të shkruara nga solistja Eva Klampfer, në të cilat shpreh gjëndjen e saj emocionale

“Do të shkojmë në Elbasan përpara një publiku krejtësisht të panjohur. Shpreoj që muzika jonë të pëlqehet ashtu si në Tiranë. Kemi zgjedhur këngë të cilat un vetë i kam kompozuar, këngë dashurie shumica por edhe këngë të cilat sjellin diçka ndryshe”.

Janë shtatë shtete pjesëmarrëse në Festivalin e Jazz-it, cili do te zhvendoset pas Tiranës e Elbasanit ne Sarande dhe Shkoder.

SHKARKO APP