Festivali i Këngës zbërthehet nga ndryshku, vjen me risi (FOTO)

 

Festivali i Këngës zbërthehet nga ndryshku, vjen me risi

Një festival i muzikës së lehtë, që ka rezistuar në kohë për plot 54-të vite, është tashmë si një kupolë e lartë artistike. Ishte fund dhjetori, në vitin e largët 1962 kur kënga e lehtë shqiptare nisi siparin e rrugën së saj në Radio Tirana. Të gjithë, të fokusuar, një herë në vit linin gjithçka, për të ndjekur, Festivalin e Fundvitit. Ndër vite, Festivali i Këngës do të ishte shtëpia e kompozitorëve të talentuar, instrumentistëve virtuozë dhe këngëtarëve me vokale ngjethëse.

Risia këtë vit, prezantohet kohët para kohe

Ky po që është lajm, për këtë festival i cili me shumë fanatizëm i ka ruajtur këngët, të cilat duhet të kishin të drejtën për tu prezantuar në netët live. Kjo ka ardhur, si pasojë e një re-formimi që është bërë, si me faqen zyrtare në internet por dhe me konceptimin e festivalit. Publiku duhet që të ketë dëgjuar këngët, ti njoh ato përpara se të këndohen për herë të parë, si zakonisht në datat 25,26 dhe 27 dhjetor. Këngët janë në formatin MP3 dhe mund të dëgjohen nga të gjithë ne, duke klikuar në webin festivali-rtsh.al

Eurovison Song Conest

Një pikë tashmë e këtij festivali, është jo vetëm vazhdimi i traditës por dhe pjesëmarrja në festivalin Europian të Këngës, i quajtur Eurovision Song Contest. Shqipëria prezantimin dhe pjesëmarrjen e pare me këtë festival, në niveli ndërkombëtar do të ishte në vitin magjik 2004, ku këngëtarja e re në moshë Anjeza Shahini, me këngën The Image Of You. Atë vit Eurovisioni është mbajtur në Istanbul, Turkey: 15 Maj, 2004. Nga prezantimi i parë në atë vit, Shqipëria u rëndit në vendin e gjashtë. Rekordin e mban ende përfaqësimi nga Rona Nishliu, me këngën Suus, e cila u rëndit në vendin e pestë. Shqipëria ka marrë pjesë, 12 herë në Eurosng. Nga kjo pjesëmarrje këngëtare femra kanë qenë dhjetë  dhe meshkuj tre.

 

Redjon Shtylla

 

SHKARKO APP