Filarmonia kosovare sjell luftën e Kosovës në TKOB
Mbrëmjen e djeshme Filarmonia e Kosovës ka sjellë në TKOB luftën e Kosovës.
Pas firmosjes pak javë më parë të kalendarit kulturor midis Ministrisë së Kulturës shqiptare dhe asaj kosovare është shënuar edhe bashkëpunimi i parë në këtë fushë.
Në 4 prill në Teatrin e Operas dhe Baletit u vu në skenë “Njeriu me Armë/Meshë për Paqe” me kompozitor Karl Jenkis.
Ky koncert përkon me 15 vjetorin e luftës në Kosovë dhe është krijuar në vitin 1999.