Fillojnë xhirimet e filmit “Once upon a time in Northern Kosova”

Ditën e djeshmenë Prishtinë kanë filluar xhirimet e filmit “Once upon a time in Northern Kosova”. Pjesa e xhirimeve të këtij filmi në Kosovë pritet që të kryhet gjatë muajit prill, ndërkaq pjesë të tjera të filmit do të xhirohen edhe në Londër, Stamboll dhe Qatar. Filmi “Na ishte njëherë në Kosovën Veriore” shtjellon botwn e një fëmije të pafajshëm në botën materiale dhe të egër, vështirësi të tejkalojë dhembjen e shkaktuar nga vdekja dhe humbja e të afërmeve. Në tregimin tonë përkatësia seksuale, barazia etnike dhe vuajtja janë të pezulluara. Filmi hap debat për faktorët, të cilët i ka krijuar realiteti i ri. Flet për gjendjen njerëzore më të vetmuar, të izoluar, ose të paralizuar nga frika, apo ndoshta ky realitet i ri na i hapin sytë shoqërisë se dalë nga lufta. Në fund, nuk ka zgjedhje të përgjithshme për të gjithë, por megjithatë, shpresa i mban. Tregimi ofron një mori pyetjesh të rënda filozofike rreth miteve nacionaliste, identitetit, religjionit. Marrëdhëniet në mes të karaktereve janë si në jetë të përditshme dhe nuk ofrojnë zgjidhje konkrete, por paraqiten si udhëtime të ndërlidhura në aspekt jo-linear dhe të papërfunduar. Thënë këtë, ritmi i tregimit dikton një atmosferw ku nuk synohet investim emocional për një karakter veçmas, ose për një temë të posaçme, por për udhëtimin kolektiv të të gjithë karaktereve. Producentë të këtij filmi janë: Donall McCusker, Fisnik Ademi; Drejtor i filmit: Adrian Morina; Skenari: Jeton Kulinxha; Regjia: Eki Rrahmani; Ass regjie: More Raca; Drejtor fotografie: Jake Corbett; Ass.kamere: Rron Ismajli; Toni: Gezim Rama; Dritat: Lulzim Luigji Bejta; Kostumet dhe skena: Leonora Mehmetaj ; Grimi: Hana Zeqa; Aktorë: Armond Morina, Cun Lajci, Arbresha Grabovci, Kushtrim Sheremeti, Maylinda Kasumovic, Fisnik Ademi, Ramadan Malaj, Adrian Morina, Syle Kuqi, Luan Kryeziu, Shkelzen Veseli, Anisa Ismaili, Valina Muçolli, Blendi Rama, Petrit Carkaxhiu, Besarta Fejza etj..

SHKARKO APP