Filmat dhe aktorët më të mirë. Ja kush triumfoi në çmimet “Oscar” 2016
Më në fund një Oscar për Leonardo DiCaprion. Aktori 41-vjeçar arriti që të rrëmbente çmimin e shumë-dëshiruar prej tij. Për interpretimin në filmin, ‘The Renevant’, DiCaprio u shpërblye me çmimin “Aktori më i mirë në rolin kryesor”.
Nga ana tjëtër, çmimin aktorja më e mirë e fitoi Brie Larson, për rolin e saj në filmin “Room”. Në fjalën e saj, ajo falenderoi të gjithë bashkëpuntorët si dhe njerëzit që i kanë qëndruar pranë në karrierën e saj.
Ndërsa Filmi “Shok” që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës në Kosovë nuk arriti të marrë trofeun si “filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” në OSCAR-s.
“Shok” një prodhim mes kinematografisë së Kosovës dhe Britanisë, një film nga Jamie Donoughue ishte në garë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria”, “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Okay”, nga Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.
Mediat ndërkombëtare dhe shumë kritika shkruanin se “Ave Maria” ishte konkurrenti më i fortë favorit i filmit “Shok” por që asnjëri prej tyre nuk fituan.
Kjo kategori u rrëmbye nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage me filmin “Stutterer”.
Por çmimi më i rëndësishëm, ai i fotografisë më të mirë, i takoi filmit “Spotlight” të regjizorit Tom McCarthy. Ky film mposhti dy konkurentë mjaft të fortë siç ishin “The Renevant” dhe “The Big Short”. Cmimi u nda nga një ikonë e kinematografisë siç është Morgan Freeman.
Disa prej çmimeve Oscar 2016
Aktori më i mirë-Leonardo DiCaprio, “The Revenant”
Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër-“Stutterer,” Benjamin Cleary and Serena Armitage
Aktorja më e mirë-Brie Larson, “Room”
Aktori më i mirë dytësor- Mark Rylance, “Bridge of Spies”
Aktorja më e mirë dytësore- Alicia Vikander, “The Danish Girl”
Regjisori më i mirë- Alejandro G. Iñárritu me “The Revenant”
Skenari më i mirë – “Spotlight,” by Josh Singer and Tom McCarthy
Skenari më i mirë i përshtatur-“The Big Short,” Charles Randolph and Adam McKay
Dizanji më i mirë-“Mad Max: Fury Road,” Jenny Beavan
Filmi i huaj më i mire- “Son of Saul”
Kolona zanore- “The Hateful Eight”
Muzika, kënga origjinale- “Writing’s On The Wall”
Editimi- “Mad Max: Fury Road”
Editimi i zërit- “Mad Max: Fury Road”
Miksimi i zërit- “Mad Max: Fury Road”
Efektet vizuale- “Ex Machina”
Filmi i shkurtër i animuar- “Bear Story”
Filmi i animuar- “Inside Out”