Filmat më të mirë të 2017-s

Ky vit ka pasur një mori filmash cilësorë. Aq shumë, sa edhe vetë kritikët nuk e ndajnë dot mendjen. Prandaj nuk sollëm filmin më të mirë, por filmat më të mirë, sipas tre mediave.

“Call Me By Your Name”

Për britaniken “The Guardian”, në krye të listës është “Call Me By Your Name”. Filmi është i vendosur në vitet ’80 dhe ka protagonistë një student dhe pedagogun e tij. Të dy shpenzojnë pak kohë në një vilë buzë liqenit, si fillim për të përfunduar një kërkim shkencor, e më pas për të shijuar shoqërinë e njëri tjetrit. Romanca gay e këtij filmi është vlerësuar me pesë yje nga The Guardian.

“Get Out”

Për The Atlantic, më i miri i vitit ishte “Get Out” me regji të Jordan Peele. Historia flet për një djalë të ri afrikano-amerikan që takon prindërit e të dashurës së tij të bardhë. Shtëpiza mes pyjeve, mirësjellja dhe ambienti miqësor, shumë shpejt kthehen në horror për të riun.

“The Shape of Water”

Ndërsa për BBC, “The Shape of Water” është filmi që s’duhet humbur kurrsesi. Një sanitare shurdhmemece bie në dashuri me një amfib njerëzor gjatë kohës që punonte në një laborator sekret qeveritar. Magjia e këtij filmi nuk qëndron tek fakti se një grua u dashurua me një peshk, as tek fakti se çdo gjë ndodhi në fshehtësi totale, por tek regjia e arrirë e Guillermo del Toro./Anabel/

SHKARKO APP