Filmat më të ndjekur për 2018-n në Shqipëri

*Xhuliana Jakimi

Të shumtë janë dashamirësit e filmave që gjatë javës, por kryesisht fundjavat i rezervojnë për t’ua dedikuar filmave më të fundit.

Cineplexx , sjell për lexuesit e Politiko.al filmat më të ndjekur në kinema gjatë këtij viti që po lëmë pas.

Surpriza e këtij viti ishte filmi “Jumanji: Welcome to the jungle”, i cili u prit mirë nga spektatorët e qytetit. Filmi i zhanrit aksion, komedi aventurë, me protagonist Dwayne Johnson AKA The Rock ishte i përshtatshëm për të gjitha audiencat dhe risolli një version më modern të filmit klasik “Jumanji” i vitit 1994.

Saga e “Fifty Shades” është përmbyllur me një rekord tjetër shitjesh. Në pjesën e tij të tretë, filmi Fifty Shades Freed radhitet i dyti si më i ndjekuri me rreth 14 mijë bileta të shitura.

Këtë vit në listën e 10 filmave më të mirë janë “The Grinch” dhe “Hotel Transylvania 3″, filma për fëmijë.

Filmat me superheronj, që tashmë janë shumë të pëlqyer në të gjithë botën kanë tërhequr vëmendjen edhe të shikuesve shqiptarë, prandaj nga 10 filmat më të shikuar 4 prej tyre janë filma me superheronj (Black Panther, Avengers: Infinity War, Venom dhe Deadpool 2).

Për herë të parë në listën e 10 filmave shqiptarë më të ndjekur është “Dashuria s’mjafton”, i cili është pëlqyer shumë nga audienca.

1.Jumanji: Welcome to the Jungle

Katër adoleshentë zbulojnë një tastierë të vjetër të një video loje dhe tërhiqen, në kuptimin e plotë të fjalës, në xhunglën e lojës, duke u shndërruar në personazhet që zgjodhën në lojë.

2. Fifty Shades Freed

Anastasia dhe Christian tashmë janë të martuar, por Jack Hyde vazhdon të kërcënojë marrëdhënien e tyre.

Johnny English Strikes Again

Pasi një sulm kibernetik zbulon identitetin e të gjithë agjentëve të fshehtë në Britani, Johnny English detyrohet të rikthehet dhe pse në pension, për të gjetur piratin që organizoi sulmin.

Black Panther

T’Challa, pas vdekjes të së atit, Mbretit të Wakanda, rikthehet në shtëpi në kombin Afrikan të izoluar dhe të avancuar nga ana teknologjike, për të triumfuar në fron dhe për të marrë me të drejtë vendin e tij si mbret.

The Grinch

Një Grinch idhnak komploton për të shkatërruar Krishtlindjet në qytezën e Whoville.

Hotel Transylvania 3: A Monster Vacation

Mavis surprizon Drakulën me një udhëtim familjar në një kroçere luksoze për përbindësha. Sapo udhëtimi nis, lind një romancë kur Drakula takon kapitenen misterioze të kroçeres, Erika. Tani është rradha e Mavis të luajë rolin e prindit të kujdesshëm, duke mbajtur Erikën larg babait të saj. Ata se dinë se Erika, kjo dashuri “shumë e bukur për të qenë e vërtetë” është në fakt një pasardhëse e Abraham van Helsing, një armiku të lashtë të Drakulës dhe gjithë përbindëshave të tjerë.

Avengers: Infinity War

Avengers dhe aleatët e tyre duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka në një përpjekje për të mposhtur të plotfuqishmin Thanosin, përpara se shpërthimi i tij i shkatërrimit t’i japë fund universit.

Venom

Kur Eddie Brock merr fuqitë e një krijese simbiotike, ai duhet të clirojë alter egon “Venom” për të shpëtuar jetën e tij.

Dashuria s’mjafton

“Dashuria s’mjafton” me regji e skenar të Drilon Hoxhës e fotografi të Dashnor Asllanit, i sjellë si një film aksion i ndërthurur me dramën dhe intrigën. Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengesë, e të duhet të bësh pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët e familjen për ambicien. E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerëzore po venitet me kalimin e kohës e po zëvendësohet nga inatet e hakmarrja. Filmi ilustron një të ri, i cili rifiton lirinë, por nuk i ndahet asaj rruge i komanduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër, i cili jep keshilla dhe komandon nga burgu. Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes. Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.

Deadpool 2

Pasi i mbijetoi një sulmi pothuajse vdekjeprurës, Wade Wilson, i shpërfytyruar, përpiqet të realizojë ëndrrën e tij për të qenë banakieri më i pashëm në Mayberry, teksa gjithashtu po mëson të përshtatet me ndjesinë e shijes së humbur.

SHKARKO APP