Filmi “Burrneshat” shkëlqen në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit

Filmi “Burrneshat” me regji të regjisores italiane Laura Bispuri dhe skenar të Laura Bispuri dhe Francesca Manieri u dha premierë botërore mbrëmjen e djeshme në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit.

Ky film i metrazhit të gjatë është në konkurrencë zyrtare për Ariun e Artë dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në 15 shkurt, thekson njoftimi i dërgur nga Qendra Kinematog rafike e Kosoves.

Kjo është hera e parë që një film në bashkëprodhim me Kosovën është në konkurrencë zyrtare në festivalin prestigjoz Berlinale.

Në këtë film luan aktorja e njohur italiane për disa çmime Alba Rohrwach er bashkë me Flonja Kodheli, Lars Eidinger, Luan Jaha, Ilire Çelaj, Bruno Shllaku etj.

Aktorët kaluan në tapetin e kuq të këtij festivali. Filmi u prit jashtëzakonisht mirë, gjë që u tregua edhe nga duartrokitjet pafund të shikuesve. “Burrneshat” është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila, ende një vajzë e vogёl, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë.

Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat duke pasur një pushkë, për të marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana – Marku, bëhet një “virgjëresh ë e betuar”.

Filmi "Burrneshat" shkëlqeu në Berlinale (4) Filmi “Burrnesh at” është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production ), Kosovës (Era Film), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanis ë (Match Factory). Filmi eshtë i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematog rafike e Kosovës, Euroimage s dhe nga Media Programm e (Komunitet i Europian). I mbështetu r nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian).

SHKARKO APP