Filmi ”Planeti i majmunëve”, vjen me version të ri

Filmi “Planeti i majmunëve” pritet të vijë me një version të ri. Realizimi i këtij projekti ka bërë bashkë kompaninë Disney dhe korporatën Fox. Nuk dihet nëse ky prodhim kinematografik do të jetë në vazhdën e trilogjisë së kaluar, megjithatë supozohet për një film tërësisht të pavarur dhe unik.

Ky realizim konsiderohet si një sukses i madh, por nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe kritikat. Planeti i Majmunëve është titulli i një romani francez me po të njëjtin titull, i publikuar në vitin 1963 nga Pierre Boulle. Ky libër është kthyer në një frymëzim për realizimin e këtij filmi vetëm 5 vite më vonë.

Trilogjia më e fundit, që përfundon me “Luftën për Planetin e majmunëve” në vitit 2017, ka bërë që prodhime të tilla të fitojnë lehtë popullaritet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?