“Firmos dokumentin ose do të shpall të vdekur”, 41-vjeçarja rrëfen konfliktin me vëllain dhe motrat
Një histori njerëzore, ku në qendër të saj ka konfliktet për çështje pronësie mes një anëtarëve të një familjeje është bërë sot pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur”. Një 41-vjeçare kërkon të vërtetën e gjithë asaj çfarë ka ndodhur midis vëllait dhe dy motrave të tjera. Sot rrëfehu për emisionin se është braktisur nga të gjithë familjarët e saj, pasi shkak u bë pasuria e babait të saj.
41-vjeçarja tha se nëna i ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë e ndërsa babai humbi jetën nga një aksident që rezultoi fatal për të. Ajo shprehet e ligështuar për humbjen e prindërve, pasi ata ishin shtylla e fort e marrëdhënies midis tyre. Gjithë kalvari i vuajtjeve dhe përplasjeve me anëtarët e tjerë të familjes, sipas saj nisi kur vdiq babai. Ajo rrëfeu se ende pa bërë 40-at e të atit, vëllai i dërgon një letër në Greqi, ku kërkonte që e motra t’i jepte një prokurë ku të hiqte dorë nga pasuria e familjes. Fakti që 41-vjeçarja nuk firmosi këtë dokument, ku firma e saj të administrohej nga motra, shkaktoi përplasjen dhe faktin që sot ata nuk flasin më.
“Ne jemi katër fëmije, jemi të katër të martuar. Të katërt jemi me fëmije. Jemi tre motra dhe një vëlla. Prindërit e mi janë Golloborda dhe janë rritur ne Diber. Janë martuar atje edhe fëmija i parë ka lindur në Dibër. Babi im ishte i ditëlindjes 1939. Ndërsa mami ishte e ditëlindjes 1944. Unë jam 41 vjeç dhe jetoj në Greqi prej 11 vitesh. Babi u kthye në kohën e Enverit në Patos të Fierit. Aty jetuam për vite. Pastaj në vitin 1994 bleu truall në Durrës edhe ndërtoi shtëpinë. Shtëpia ku në ishim rritur në Patos ja la motrës se madhe, nuk e di nëse ia la me dokumente apo jo, sepse babi nuk na tregonte asnjëherë çfarë bënte. Edhe motrës tjetër i bleu një shtëpi në Ardenicë, ata e lanë se u larguan në Greqi. Para se të vdiste mami babi me tha mua që të rrija unë në katin e parë të shtëpisë në Durrës, mirëpo nuses së vëllait nuk i pëlqeu, mami me tha: ‘Mere burrin dhe fëmijët edhe ik që të vdes unë rehat’. Unë ika në Greqi me familjen. Mirëpo kur mami ndërroi jetë ndoshta babi mund të ma kishte lënë mua me dokumente katin e parë, por mua nuk me dha njeri llogari dhe informacion. Sepse të gjithë fëmijëve ai u dha pasuri dhe shtëpi.
Tani jam në Greqi edhe jam pajisur me dokumente. Kisha shumë vite që nuk kisha dokumente, kam dy fëmijë. Nëna ime ndërroi jetë në 2005 nga sëmundja e kancerit. Mami vuajti shumë nga kjo sëmundje. Para se babi të ndërronte jetë babi marrëdhënia ime me vëllain dhe motrat ishte e mirë. Një nga motrat e kisha këtu në Greqi edhe i kisha marrëdhëniet me të mira. Por kjo u largua ne Shqipëri. Babi ka qenë shume strikt, shumë i ashpër, asnjëherë nuk kemi pasur ledhatime, ishte punëtor. Babi në vitin 2016 në gusht kishte shkuar në një dasmë në Tiranë të njerëzit tanë. Kur po kthehej nga dasma për në shtëpi në autostradë Tiranë-Durrës pëson aksident, nuk di asnjë gjë në lidhje me vdekjen e babit. Unë isha pa dokumente edhe nuk shkova dot. Mua më njoftojnë që babi ka vdekur, pas 40 të babit, vëllai dhe motrat tentuan të më dërgonin një letër të cilën duhet ta firmosja. Unë nuk e dija për çfarë ishte kjo letër edhe nuk pranova ta firmosja. Ma dërguan letrën edhe letra tregonte se unë duhet të firmosja një prokurë të posaçme në emrin tim të prokuroja motrën time qe ata te vepronin ne emrin tim ne lidhje me pasurinë. Unë nuk firmosa dhe marrëdhënia jonë u prish edhe në sot nuk flasim dhe nuk komunikojmë me njeri-tjetrin. Kjo është një breng që po me ha shpirtin, që nga vdekja e babait unë as kam fjetur as kam ngrënë si normalisht. Pas vdekjes së babait erdhi vëllai që të më merrte firmën, por unë nuk kisha një letër për atë që pretendonte ai, për sahatin e dritave. Unë i thash që nëse letra shkruan për sahatin unë do ta jap, por nëse letra shkruan diçka tjetër unë nuk e firmos. Letrën nuk e solli vet por ma dërguan me autobusin e linjës, pse nuk ma solli motra pas vdekjes së babit sepse ajo jetonte këtu afër meje 5 minuta. Gjatë këtyre 10 ditëve të vdekjes se babit vëllai filloi të më lajkoste duke më thënë që duhet të jemi me të bashkuar. Ai erdhi në Greqi pa mbushur babi 40 ditë. Kur erdhi vëllai shkoi të motra. Edhe nuk erdhën të dy por vetëm ky, sapo hapa derën ai me një letër në dorë me thotë; Shpejt firmos këtu! Absolutisht nuk bëri asnjë lloj muhabeti. Unë kur pash letrën i thash; nuk ta jap firmën. Ai u nevrikos dhe me pohoi që; “Unë do iki në Shqipëri edhe në gjendje civile do të bëjë të vdekur”. Ok, shko i thash. Vëllai më kërkonte që të hiqja dorë nga pasuria dhe të merrte motra tjetër. Pasi mora letrën pash se aty ishte shkruar diçka tjetër, u ligështova shumë dhe nuk firmosa. Unë dua të di se i kujt ishte ky mendim dhe pse nuk u pyeta unë për asgjë. Vëllai më mori në telefon dhe më tha se do vij aty dhe do të rrah dhe do të ta marr firmën me zor. Erdhi dhe nuk më tha as që si je. Por ajo që më tha ishte që unë do shkoj në Shqipëri të të bëjë të vdekur në gjendje civile. Kur erdha vjet në Shqipëri dhe shkova te shtëpia ai nuk më pranoi të hyja brenda banesës së babit. Vajta në zyrat e pasurisë për tu interesuar. Por aty nuk më lejoi as roja se kishte shumë radhë. Mua motrat dhe vëllai më ka përjashtuar nga gjithçka. Nuk munda të hidhja një grusht dhe babait tim.”, tha ajo.
Ndërkohë, një i njohuri i familjes, tregoi se babai kishte vdekur pas një aksidenti automobilistik.
“Jam mik i familjes, e njohë mirë këtë familje. Atë ditë që i ndjeri babai i Mirandës ka bërë aksident unë e kam pritur në shtëpi në drekë. I kam rënë telefonit të të ndjerit dhe zilja nuk binte. Më merr nipi i të ndjerit dhe më thotë që i ndjeri ka bërë aksident në Maminas, shkova menjëherë në morgun ku e kishin çuar u shokova çfarë të shikoja nuk po e besoja dot. Unë e di që Miranda nuk ka pasur faj për mos ardhjen e saj në varrim. I ndjeri ishte këmbësor edhe aty ku ndodhej pësoi aksident në mes të rrugës. Miranda duhet ta di që babai saj pësoi aksident.”, -tha ai.